Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKlitschko: Moska gënjen,nuk i kam përmendur shqiptarët

Klitschko: Moska gënjen,nuk i kam përmendur shqiptarët

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka mohuar lajmin se ka folur për shqiptarët dhe serbët duke bërë një krahësim të luftës së vendit të tij me atë të të Kosovës.

Në një postim në Instagram Klitschko shprehet se ka parë disa portale ruse që kanë publikuar një lajm ku thuhet se ai ka përmendur shqiptarët dhe serbët.

“Miq! Disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, kanë publikuar një lajm duke përhapur ‘fjalën’ time të supozuar për Serbinë dhe Shqipërinë. Unë nuk e kam bërë këtë koment. Dhe përpara se të ribotojnë këtë informacion të supozuar dhe të citojnë diçka, gazetarët duhet të kërkojnë konfirmim audio ose video të një të tillë ekskluzive” – shktoi Klitschko.

Lajmi u publikua fillimisht nga media në Zvicër që citonin se Klitschko kishte krahasuar luftën në Ukrainë me atë në Kosovë dhe se ishte shprehur se “ata do ti mundin rusët, si shqiptarët serbët”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME