AKTUALITET

Përgjimet/ Ja si u zbulua vila e Belinda Ballukut në Dhërmi.

Sekretaria dhe shoferi i Belinda Ballukut 1 vit në përgjime nga SPAK, si e nxorën në skenë se vila luksoze me pishinë posedohet nga ish-ministrja

Për një periudhë 1 vjeçare thuajse të qjithë punëtorët që shërbenin në Vilën F-6 dhe Alketa Pano, sekretarja e ish-zv/ krveministres Belinda Balluku, janë përgjuar nga prokuroria e Posaçme, duke nxjerrë në skenë, vila luksoze me pishinë, posedohet nga Balluku. “Shefja”, siç e thërrasin punëtorët dhe sekretarja shfaq interes dhe kujdeset pěr çdo gjë, deri tek meraku i saj për ti future drutë brenda pasi i lageshin nga shiu që po binte në muajin Dhjetor 2024 në Dhërmi

Gazetari Elton Qyno, ka mẽsuar se përgjimi ka filluar nga dhjetori 2024 deri në dhietor 2025, duke nxjerrë në drejtë informacione që të japin indicie të forta për të dyshuar se kjo vilë luksoze posedohet “de fakto” nga Belinda Balluku.

Ndërsa në letra ekziston si pasuri e porositur nga ish-futbollisti lgli Tare, i cili ka deklaruar nẽ SPAK se vilën ja ka lënë Ballukut për shkak të migësisë dhe raporteve intime ge ka pasur me të gjatë kohës së adoleshencës. Por realisht në dokumentet hipotekorë, kjo vilë vijon të jetë në emër të kompanisë “Eurocol” që zotërohet nga oligarku Pandeli Carapuli.

Sipas dëshmisë sẽ Carapulit, prona nuk ka kaluar në emër tẽ lqli Tares, pasi ai ende nuk ka paguar shumẽn e mbetur prej 75 mijë euro, duke mos respektuar kushtet e kontratës së porosisë.Por ndryshe nga ctarë pretendon biznesmeni Carapuli dhe ndryshe nga cfarë thotë Igli Tare, përgjimet telefonike të bëra mes shoferit personal të Belinda Ballukut dhe sekretares personale, flasin për një realitet tjetër.

Kur dëgjon përgjimet mes shoferit, Albert Ushe. sekretares Alketa Pano dhe pastrueses së vilës Lavdije Smone, kupton se Vila luksoze F-6, qysh pre gershorit 2019 e deri më sot, vijon të banohet dhe gëzohet nga Belinda Balluku, fëmijët dhe familiarët e saj. Veç pērgjimeve SPAK dhe BKH ka marrë në pyetje Shoferin dhe pastruesen, të cilët kanë pranuar se vila banohet nga Belinda Balluku dhe askush tietër.

Në bisedën e përgjuar në 23 dhjetor 2024, nië ditë para Krishtlindjeve, jepet një tablo pēr një situatë furtunë shiu, ku Belinda Balluku, interesohet përmes sekretares së saj personale, “..që të futen brenda drutë, në mënvrë që tế mos lagen nga shiu..”.Biseda ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

Albert Ushe: Po Keti?
Alekta Pano: Berti, hë më? me zor arritët ë?,
Albert Ushe: Uëëëu! Furtun!,
Alekta Pano: Po si kan bo? Apo ande kshu…?
Albert Ushe: Gjith rruga është një gjë kshu….
Alekta Pano: T’merr ë?
Albert Ushe: Eee, po. Kemi, kemi një or e gjysëm që kemi ardh.
Alekta Pano: Po po, se m’tha Lavdija pra, s’kishte drita, prandaj po ashtu. Shiko, vetēm mos na lagen drut ka merak shefja.
Albert Ushe: Jo jo! Drut i futëm direkt.
Alekta Pano: I futët ku? Brënda? Nga Viola? Nqa?
Albers Ushe: Eëë, tre thes i futëm brënda dhe të tjerat aty te ai dollapi
Alekta Pano: Janë brënda domethënë, nuk lagen? Okej. Super.
Albert Ushe: Jo jo… për t’lagur drut erdhëm ne?
Alekta Pano: Epo… e ke parasysh? Jo, varet ku na kap noj shi, noj budallik, se e kishte merak.
Albert Ushe: Po jo moj. U lagëm në për t’futur drut, mos u mërzit
Alekta Pano: Hahahahahahahaha! Hajde, paçim.
Albert Ushe: Hajt
Alekta Pano: Hajt, rrofsh. Paçim paçim.

Në kohën e telefonatës rezulton se Albert Ushe ka aenë në Dhërmi pasi celulari i tij ka aksesuar rrjetin nëpërmjet antenës që ndodhet në Dhërmi.

Lidhur me posedimin dhe përdorimin e Vilës F-6 në SPAK është thirur dhe marë në pyetje pastruesja e shtëpisë, Lavdije Smone. Kjo e fundit ka deklaruar se punon dy herë në javë në shtëpinë e Belinda Ballukut dhe një herë në javë në shtëpinë e nënës së Sokol Ballës. Në familjen e Belinda Ballukut, ka filluar punë para rreth 10 vitesh, ku punon dy ditë nẽ javë. Ajo deklaron se paguhet 20,000 lekë nē muaj. Pagesën e merr çdo 15 ditë. Zakonisht pagesa i lihet në tavolinë kur vien data.Thuajse nuk ka kontakt fare me Belinda Ballukun. Për porositë apo kërkesat që ka, i shkruan në telefon./JOQ55

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button