Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërleshja/ Theret me thikë shqiptari në Gjermani.

Përleshja/ Theret me thikë shqiptari në Gjermani.

Një 24-vjeçar shqiptar ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të enjteje në spitalin e Hamburgut pas plagosjes me thikë të mërkurën.

Sipas informacioneve, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë.

Të dy do të kishin përdorur thika. Ndërsa 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.

Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje por më pas u liruan.

Sfondi i mosmarrëveshjes ende është duke u përcaktuar nga zyra e prokurorit publik dhe komisioni i vrasjeve.

Policia kërkoi informacion nga dëshmitarët e krimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME