Aksident në kryqëzimin e Cakranit, dy të plagosur në autostradën Levan–Tepelenë

Fier – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në kryqëzimin e Çakranit, në autostradën Levan–Tepelenë. Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip veturë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen zinxhir janë përfshirë edhe mjete të tjera, por fatmirësisht me dëme vetëm materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.
Burime nga DVP Fier bëjnë me dije se rasti do të hetohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:00. në vendin e quaitur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjet me dreitues shtetasin A. Y. ka goditur automietin e FNSH Fier me dreitues punoniësin e policisë K. H. Pēr pasoië është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjes tế policisë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për ietën. Grupi hetimor po punon pěr sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut te aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, pěr veprime tế mëtejshme. 1









