AKTUALITET

Përplasje e fortë në aksin Tepelenë– Memaliaj, katër të plagosur dhe dy automjete të shkatërruara

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Memaliaj, në vendin e quajtur “Rune”, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe dy pasagjerë, kanë mbetur të dëmtuar. Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë me intensitet të lartë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke i nxjerrë të dy automjetet jashtë funksionit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Dyshimet e para lidhen me shpejtësinë e lartë të lëvizjes së njërit prej mjeteve, ndërsa shkaku i saktë do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button