Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPeticioni/ Studiuesi Muka tallet: Intelektualë pa asnjë titull shkencor

Peticioni/ Studiuesi Muka tallet: Intelektualë pa asnjë titull shkencor

Pedagogu Taulant Muka ka komentuar një peticion të ngritur sëfundmi nga një grupim intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Muka tha se ata që kanë firmosur peticionin, nuk kanë thuajse asnjë punim shkencor dhe janë të vetëquajtur intelektual.

Muka tregoi se ka zbuluar emrat e disave prej tyre dhe tha që ata nuk janë as në statusin e një studenti doktorature, e jo shkencëtarë.

Sipas Mukës, ky peticion është i pakuptimtë në një moment që Shqipëria ka shumë problematika të tjera.

“Ishte shqetësuese të shikoje një peticion të hedhur publik, i cili më pas të gjithë i kanalizoi fillimisht me një kauzë të drejtë dhe më pas kanalizoi edhe një problem të vetëm që ka të bëjë me gjuhën shqipe.

Pra të mblidhen një grup intelektualësh për të hedhur poshtë disa të dhëna që po paraqiten edhe në disa revista prestigjoze shkencore dhe të krijojnë këtë artikulim, këtë shqetësim publik, ndërkohë që Shqipëria ka shumë probleme të tjera, është shqetësuese. Ndërkohë që unë analizova kush ishin këta individë që erdhën me një status sikur ishin intelektualë dhe studiues. Janë 20 të parët në listë.

Ata e kanë 0 ose 1 publikim dhe kanë një faktor impakti 1, që nuk kalon as statusin student doktorature dhe të vetëquhesh intelektual dhe shkencëtar… hajde diskutojmë sepse i bie që ju jeni sharlatanët shkencëtarë. Statusi shkecëtar nuk parashikohet nga politika, siç ndodh në Shqipëri”, tha Muka.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME