Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEPirja e duhanit nuk është më seksi

Pirja e duhanit nuk është më seksi

Pirja e duhanit, përveç se dëmton shëndetin, dëmton edhe jetën e dashurisë, shkruan Cosmopolitan.

Një sondazh i kryer nga aplikacioni i takimeve Dua në një kampion prej 460,000 përdoruesish ka regjistruar disa të dhëna interesante kur bëhet fjalë për jetën e dashurisë së duhanpirësve.

Gjegjësisht, siç shkruan Cosmopolitan, personat që janë shënuar si “duhanpirës” në aplikacionin e lartpërmendur kanë marrë 52.7 për qind më pak ndeshje në krahasim me joduhanpirësit.

Gjithashtu, gratë që e përshkruanin veten si jo duhanpirëse morën 63.6 për qind më shumë oferta takimesh sesa gratë që pinin duhan. Bazuar në të dhënat e ofruara, duket se femrat duhanpirëse kanë një numër të kufizuar ofertash takimesh në krahasim me jo-duhanpirësit.

Dhe cili “rregull” vlen për meshkujt?

Pirja e duhanit duket se ka më pak efekt në atraktivitetin e meshkujve, me duhanpirësit që marrin 48.4 për qind më pak oferta për takime.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME