Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet në Tiranë 46-vjeçari i kërkuar nga...

Pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet në Tiranë 46-vjeçari i kërkuar nga Italia

Fast Albania ka finalizuar aksionin policor të koduar “Altamura”, ku në kuadër të këtij operacioni në rrugën “Abdi Toptani”, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sulejman Seferaj, 46-vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.


Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.

Njoftimi i policisë:

Fast Albania/Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Altamura”, vihet në pranga një i kërkuar nga drejtësia italiane.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, për kapjen e personave në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia italiane, Fast Albania organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Altamura”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME