Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrest shtëpie për gruan që plagosi burrin me thikë për 8 mars...

Arrest shtëpie për gruan që plagosi burrin me thikë për 8 mars (vidio)

Fier – Arrest shtëpie ka dhënë gjykata Fier për Arinalda Asllanin 32 vjece nene e 3 fëmijëve banuese në lagjen Liri më Fier  e cila në 8 mars në orën 4 të mëngjesit plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj 33 vjecar  Arjan Jorgati

Kryetare e trupit gjykues eshte Ejona Lazellari   prokuror  Petrit Vukaj ndersa avokate nga gjykata Arvenola Dore.

Nga pyetjet në gjykata e akuzuara ka pohuar se bashkëjetuesi i saj kishte shkuar në banesë pas orës 2 të mesnatës dhe në gjendje të dehur. Pasi kanë debatuar ajo në kushte të vetmbrojtjes pasi ka parë ashpërsinë e bashkëjetuesit dhe gjendjen e dehur të tij ka pasur në duar thikë sepse në pritje derisa bashkëshorti të kthehej në banesë ka qënë duke përgatitur ushqime për një ditë më pas për 3 fëmijët e saj

Gjykata pasi ka degjuar palët akuzën nga Petrit Vukaj, të akuzuarën Arinalda Asllanin dhe avokaten e saj Arvenola Dore   vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie, masë që u kërkua edhe nga prokurori Vukaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME