AKTUALITETTOP-NEWS

Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: Magazinat në Fier ishin zbrazur, nuk gjetëm gjë…

Shqipëria vazhdon të përfshihet nga skandalet ushqimore, por deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Në Shqipëri nuk merret vesh se çfarë konsumojnë shqiptarët, por rastet evidentohen kur shtetet e tjera bllokojnë dërgesat me produkte nga vendi ynë, të kontaminuara me lëndë të dëmshme për shëndetin.

Rasti më i fundit ishte në Kroaci, ku u bllokua një ngarkesë me pjeshkë, të cilat kanë rezultuar të kontaminuara me metale nikeli, mbi normën e lejuar. Këtë fakt e konfirmon edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), teksa bën me dije se bëhet fjalë për një sasi prej 5562 kilogramësh.

AKU thotë se pjeshkët janë asgjësuar në Kroaci, teksa janë ushtruar kontrolle në magazinat e eksportues dhe nuk ka patur gjendje të produktit. Sipas AKU-së, nga verifikimet ka rezultuar se i gjithë produkti është dërguar për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Burime zyrfare nga AKU qarku Fier pohojnë se : sasia e pjeshkëve të kapura në Kroaci ka ndodhur afro 20 ditë më parë. Tregtari ka qënë nga qarku Fier, por i ka blerë te disa fermerë në Elbasan, Poshnje Berat, pak në Divjakë.
E gjithë sasia është eksportuar nuk ka pas shitje në tregun vendas.

Shkresa na ka ardhur por ja kemi deleguar qarqeve Elbasan dhe Berat pasi atje ka pas sasi më të madhe që është blerë nga tregtari.

Reagimi i AKU-së:

Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë “Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367” me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button