Fier – Pas shqyrtimit të projekt-buxhetit të propozuar për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të datës 21.12.2023, evidentuam një sërë mangësish dhe zëra të buxhetit të propozuara nga Bashkia Fier, që mund të planifikohen më mirë.
Nga dokumentet e pasqyruara vihet re që administrata e Bashkisë është e tejfryrë, me 1533 punonjës dhe gjithashtu ka një keqadministrim të fondeve të akumuluara nga vitet e prapambetura.
Gjithashtu, dallohet qartë një raport jo i drejtë midis shpenzimeve për paga ndaj investimeve.
Një Bashki që 50% të buxhetit e planifikon për PAGA, nderkohë që vetëm 22% e drejton për INVESTIME, është e vështirë të sjellë zhvillimin e duhur të qytetit dhe komunitetit.
Në këto kushte, Grupi I Këshilltarëve të Partisë së Lirisë propozon këto amendamente:
1– Rishpërndarje e programit buxhetor në masën 10% ndaj politikave sociale, në krahasim me vetëm 1% që është planifikuar në projekt-buxhetin e propozuar.
Familjet në nevojë, personat me aftësi ndryshe, çiftet e reja që duan të krijojnë familjen e tyre në Fier etj absolutisht që meritojnë më shumë vëmendje dhe përkrahje.
2– Rishpërndarje e programit buxhetor në masën 10% ndaj shpenzimeve në sektorin e bujqësisë, në krahasim në masën 3.6% që është propozuar.
Bujqësia duhet të jetë prioritet i Bashkisë Fier. Mbështetja me subvencione dhe lehtësi financiare ndaj fermerëve do të kishte efekte shumë pozitive për ekonominë e familjeve fierake.
3– Rishpërndarje e programit buxhetor për shërbimet kulturore, duke patur nje buxhet më shumë sesa vetëm 3%, qe është parashikuar në projekt-buxhetin aktual.
Jeta kulturore-artistike në qytet, e ndërthurur dhe me veprimtaritë historike pranë Parkut Arkeologjik Apolonia apo dhe shumë siteve të tjera me rëndësi të veçantë do të sherbenin shumë për mbarëvajtjen dhe gjallërinë e jetesës së qytetarëve fierakë, por gjithashtu dhe në larmishmërinë e programit turistik për turistët vendas e te huaj.
4– Parashikim i një fondi të dedikuar për Rininë.
Në projekt-buxhetin e hartuar, janë të parashikuara 0 lekë për çështjet rinore.
Në këtë kuadër, grupi I këshilltarëve të PL propozon që:
1- Të çelet nje fond I posacëm për të rinjtë që kanë ide inovatore por që nuk kanë burime financiare për t’i realizuar këto ide në praktikë. Që të sjellin nje zhvillim të rëndësishëm për qytetin, në keto aplikime për financime mund të kenë prioritet ato ide biznesi, qe implementohen në fushat ku ka potencial zhvillimi në Fier: si turizmi, bujqesia etj
2- Të çlirohen nga detyrimet e taksave lokale për 3 vjet, të rinjtë që krijojnë një biznes në territorin e Bashkisë Fier.
3- Të rinjtë që duan të zhvillojnë një aktivitet privat të shfrytezojn pa pagesë ambjentet bosh që disponon Bashkia Fier në të gjithë territorin e saj
4- Të parashikohet një fond I caktuar nga Bashkia Fier, që studentet ekselentë fierakë të rikthehen të punojnë në Fier, në profilin e tyre përkatës, duke u trajtuar me një status të vecantë.
5- Të parashikohen kuota të dedikuara për praktika profesionale për studentët fierakë, pranë institucioneve të Bashkisë Fier.
5– Parashikim I nje fondi të dedikuar për të minimizuar disbalancën gjinore aktuale, për të mbështetur kapacitetin drejtues,profesional e manaxherial te grave që jetojnë në Bashkinë Fier . Në këtë mënyrë, të synojmë fuqizimin e gruas, nëpërmjet inkurajimit të nismave dhe projekteve të inicuara nga gratë.
Në projekt-buxhetin e propozuar, ka të parashikuar 0 lekë për çështjet që nxisin këtë lloj veprimtarie.
6– Investime në turizem.
Aktualisht, janë 0 lekë të parashikuara nga Bashkia Fier për atë që duhet të ishte prioriteti më I madh.
Bashkia Fier ka afro 35 km vijë bregdetare dhe fatkeqësisht, turizmi pothuajse është lënë në harresë totale, me industrinë e shërbimit shumë larg nivelit të dëshiruar, duke u renditur ndër plazhet më pak të njohura e të frekuentuara në gjithë vendin, nga turistët vendas e të huaj.
Duke ndërtuar infrastrukturën e duhur që lidh qytetin me 4 plazhet e Bashkise dhe duke lehtësuar bizneset nga taksat lokale, promovojmë turizmin, hapim vende të reja pune dhe i japim një frymëmarrje të qëndrueshme ekonomisë së Fierit dhe jo vetëm.
Grupi i këshilltarëve propozues i Partisë Lirisë