Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosi 24 vjeçarin me gërshërë, arrestohet 30 vjeçari nga Ballshi

Plagosi 24 vjeçarin me gërshërë, arrestohet 30 vjeçari nga Ballshi

Mallakastër – Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xhesild Yzeiraj, 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin Armelin Hoxha, 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME