Plas dajaku mes bizneseve të funeraleve, ka lëndime dhe arrestime

Ka ndodhur edhe kjo në Fier, përfaqësues të biznesevw të funeraleve kanë debatiar deri në zënka me mjete të forta si shkopinjë për shkak të konkurencës.
Burime kofidenciale nga policia pojojnë se zënka ka ndodhur para një lokali dhe pasi kan debatuar me fjalë e sharje më pas janë përdorur shkopinjë.
Policia ka zbardhur ngjarjen ku ka kryer arrestime, ka kryer shoqërime por ka shpallur dhe në kërkim disa persona ndërkohë që të lënduarit kanë marr mjekim në spitalin rajonal Fier.
Policia
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 28 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit J. M., 47 vjeç, M. S. 38 vjeç dhe E. Rr., 35 vjeç, të gjithë banues në Fier, pasi dyshohet se për motive konkurrence, kanë goditur me send të fortë dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u konstatua jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 45 vjeç, banues në Fier, pasi kamerat që kishte vënë te ambientet që administronte, monitoronin edhe hapësira publike në lagjen “Konferenca e Pezës”, dhe si pasojë cenohej privatësia e banorëve të kësaj lagjeje.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë e ftohtë (shpatë), të cilën e posedonte pa leje. Sendi u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.