AKTUALITETKRYESORE
Demokratët finalizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Vetëm 20 minuta para skadimit të afatit të vendosur nga KQZ, Partia Demokratike siguroi firmën e fundit për regjistrimin e koalicionit, atë të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Dokumenti prej 34 faqesh u dorëzua në zyrën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke formalizuar një bashkëpunim mes 26 partive politike.
Koalicioni do të mbajë emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.Në krye të tij do të jetë Sali Berisha.
Partitë përbërëse të Koalicionit
- PD – Sali Berisha
- PL – Ilir Meta
- PR – Fatmir Mediu
- PDK – Nard Ndoka
- PBDNJ – Vangjel Dule
- PAA – Agron Duka
- PKKA – Kujtim Gjuzi
- PESH – Kostaq Papa
- PAAK – Gjet Ndoj
- PAEE – Sazan Guri
- PAK – Gjovalin Shqalsi
- PLDN – Nikolin Staka
- PLL – Sokol Axhami
- PBDSH – Ylber Valteri
- POSH – Zef Shtjefni
- PLDSH – Mhill Gecaj
- PKDSH – Dhimitër Muslia
- FRD – Sali Shehu
- PBLD – Arjan Starova
- PBK – Adriatik Alimadhi
- PBKD – Artur Roshi
- PBPPSH – Selami Jenisheri
- PEISH – Rivelino Cuno
- PRVSH – Muharem Doda
- PAMIE – Vasil Sterjovski
- PDIU – Shpëtim Idrizi