Këngëtaria Kida i dha fund beqarisë

Këngëtarja e njohur, Kida, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin, Ajbin.
Çifti ka zgjedhur një nga rezidencat më luksoze të Romës për të zhvilluar dasmën e tyre, në një mbrëmje të veçantë ku kanë marrë pjesë dhjetëra të ftuar, mes tyre janë edhe emra të njohur të skenës shqiptare, si Dafina Zeqiri, Yll Limani dhe Shkurte Gashi.
Në një ambient magjik, të dekoruar me elemente vezulluese dhe atmosferë romantike, Kida i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortit të saj.
Sipas pamjeve të publikuaranë rrjet artistja i ka rezervuar Ajbit një surprizë të veçantë gjatë mbrëmjes. Ajo ka zgjedhur t’i kushtojë një këngë, duke e ftuar më pas të kërcejë me të në pistën e vallëzimit.







