Janë aty për dashurinë, por po ofrojnë skena dhune. Në programin ”Përputhen”, debati midis Irisit dhe Orsiolës ka degraduar në momentin që u përfshi Lea, e cila në një moment e goditi ish-shoqen e saj të ngushtë.
Takimi që Orsiola pati me Donaton, solli shumë tensione në studio. Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të ulërasë.
Në momentin që situata degradoi, u përfshi Lea, e cila e goditi e tërhoqi prej krahu dhe më pas nisi debati, derisa e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.
Tensionet në studio nuk u qetësuan, më pas ndërhyri Petro, i cili ka qenë “molla” e sherrit midis dyshes.