Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPo kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën, goditet për vdekje...

Po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën, goditet për vdekje kalimtaria

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë – Lushnje ne fshatin Dushk.

Një mjet transporti mallrash tip furgon me targa AB 540 CB ka goditur një person te seksit femër rreth të 60 – ve ende e paidentifikuar.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Shkak ëdhe errësira.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes

Lushnjë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME