Uncategorized

Policia blindon Sarandën, po ekzekutohen disa urdhër arreste

Policia e Shtetit po ekzekuton disa urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Detaje më shumë pritet të bëhen me dije më vonë. Kryesisht janë ish-zyrtarë apo funksionarë aktualë që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me legalizime, leje ndërtimi apo shkelje të tjera. Paraprakisht mësohet se janë mbi 10 urdhër-arreste të lëshuara nga organi i akuzës.

Janë 13 urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës.

Urdhrat e arresteve janë për ish -Drejtues të ASHK Sarandë, ish – shefa sektorësh në ASHK, ish – punonjës dhe punonjës në ASHK, punonjës dhe ish – punonjës të IMT Bashkia Sarandë dhe ish – punonjës të IKMT Sarandë.

Janë ekzekutuar pjesa më e madhe e urdhër arresteve dhe vazhdon kërkimi për personat e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button