Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia e Fierit në 24 orët e fundit

Policia e Fierit në 24 orët e fundit

Fier – Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. M., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në një servis;

-H. S., banues në Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në banesën e tij dhe nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë – Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Sekuestrohen 4 celularë.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një tjetër rast të lojërave të fatit, që ushtrohej në lokalin e shtetasit V. S., 29 vjeç, në Lushnjë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit D. D., 30 vjeç, A. Th., 56 vjeç dhe K. H., 31 vjeç, të tre banues në Lushnjë, duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME