Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia kap dhe sekuestron servisin që çmontonte dhe shiste automjete të vjedhura...

Policia kap dhe sekuestron servisin që çmontonte dhe shiste automjete të vjedhura në vende të BE

Lushnjë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se shtetasi T. M. kishte automjete të vjedhura jashtë shtetit, në servisin e tij të makinave, finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”, shtetasi Tomorr Muskaj, 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME