Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. M., 36 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
B. R., 36 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Q., 30 vjeç, banues në Suk 2, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Cermë Sektor, Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas tjetër.
Në datë 12.01.2023, rreth orës 07:40, në fshatin Grecalli, Fier, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit A. V.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.