Lushnje dhe Mallakastër – Policia ka arrestuar një shtetas nga Lushnja sepse është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ndërsa dy minorenë në gjendje të lirë sepse kanë marr një automjet në servis për të bërë xhiro
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për dy shtetas të mitur, 15 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një automjet, në një servis, në fshatin Fratar. Automjeti u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.