AKTUALITET

Policia/ Raste dhune fizike e psikologjike, vetëvarje në 24 orët e fundit në qarkun Fier

Fier –  Dhunë fizike, dhunë psikologjike janë rastet më të shumta që ka referuar DVP Fier për disa persona në Lushnje, ndërkohë që ka rast të vetëvarjes në gjendje të rëndë psikologjike të një shtetasi në Grabian, raste kto të identifikuara nga blutë e rendit në qarkun Fier në 24 orët e fundit.

S. S., 44 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 46-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë
arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 50 vjeç, banues në Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, 16-vjeçar dhe 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

S. B., 40 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi janë konstatuar duke peshkuar në Hasturkas, zonë e mbrojtur, pjesë e parkut të Divjakës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. H., 65 vjeç, Xh. K., 62 vjeç dhe A. Sh., 22 vjeç, pasi dyshohet se dje kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës, në përfundim të ndeshjes së futbollit “Bylis – Vllaznia”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë:
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17-vjeçar, pasi u kap me një armë të ftohtë me vete;

referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në një banesë të pabanuar, shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në fshatin Grabian.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button