Teksa projekti i Portit të Durrësit është kthyer në debatin kryesor mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilëson si një aferë korruptive, kryeministri Edi Rama ditën e djeshme përmes një postimi në Twitter deklaroi se kjo që po ndodh në Durrës, ka ndodhur më parë edhe në Zagreb.
Sipas tij “Eagle Hills”, kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.
Por siç u raportua në media, projekti është anuluar.
Ditën e sotme, përmes një postimi në Twtter, kryeministri Rama ka kërkuar falje dhe pranon se postimi i tij i gabuar nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte bërë një kontroll të thjeshtë në media.
Rama: Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!