Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPorti i Durrësit/ Rama pranon se shpërndau një ‘lajm të rremë’: Gabova!

Porti i Durrësit/ Rama pranon se shpërndau një ‘lajm të rremë’: Gabova!

Teksa projekti i Portit të Durrësit është kthyer në debatin kryesor mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilëson si një aferë korruptive, kryeministri Edi Rama ditën e djeshme përmes një postimi në Twitter deklaroi se kjo që po ndodh në Durrës, ka ndodhur më parë edhe në Zagreb.

Postimi i djeshëm i kryeministrit

Sipas tij “Eagle Hills”, kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.

Por siç u raportua në media, projekti është anuluar.

Ditën e sotme, përmes një postimi në Twtter, kryeministri Rama ka kërkuar falje dhe pranon se postimi i tij i gabuar nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte bërë një kontroll të thjeshtë në media.

Rama: Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME