Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDivjaka në protestë, marshojnë drejt vendit ku është vendosur trau

Divjaka në protestë, marshojnë drejt vendit ku është vendosur trau

Edhe këtë të premte banorët e Divjakës po protestojnë për vendosjen e një trau në parkun e Divjakës duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.

Me postera të ndryshme që mbajnë në duar, banorët shprehen se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Protestuesit po zhvillojnë një marshim deri në pjesën ku është vendosur trau ndërsa iu bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë që të bashkohen në tubim.

Ndërkohë, një prej banorëve tha për mediat: “Edhe ajrin që na ka dhënë i madhi Zot, po na e japin me lekë!”.

Kujtojmë se banorët për të disatën ditë radhazi po protestojnë kundër vendimit të ministrisë së Mjedisit për vendosjen e traut, ndërsa ditën e djeshme protesta u shoqërua me përplasje me policinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME