Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga 25 vjeçarit, përgatiste dhe shiste doza hashashi

Pranga 25 vjeçarit, përgatiste dhe shiste doza hashashi

Fier – Vijon megaoperacioni policor antidrogë, i koduar “Tempulli”. Përgatiste dhe shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Fjoralb Hoxha 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME