Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRreshjet/ Ja situata në Fier

Rreshjet/ Ja situata në Fier

Fier – Edhe qarku i Fierit u perfshi mbremjen e djeshme nga stuhite e forta dhe reshjet e dendura te shiut.

Burimet e informacionit bejne me dije se nuk ka patur problematika ne sera apo ne te mbjellat e stines ne tokat bujqesore, ndersa problematika raportohen vetem ne furnizimin me energji elektrike.

Situata ne territorin e Zonave te Mbrojtura te Qarkut Fier eshte e qete deri ne keto momente.

Informacion i orës 08:30 datë 04.11.2023 mbi situatën në qarkun Fier.

Në territorin e qarkut Fier gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet mesatar deri në të lartë i shoqëruar dhe me erë të fortë. Nga strukturat e MC pranë 6 bashkive si dhe D.V.Policisë Fier kemi këto informacione

⁃ Rrugët nacionale dhe rurale janë të aksesueshme normalisht.
⁃ Nuk raportohen problematika lidhur me furnizimin me ujë.
⁃ Nuk raportohen njësi ekonomike të dëmtuara sera , stalla, apo bagëti.
⁃ Nuk raportohen sipërfaqe të përmbytura.
⁃ Raportohen mongesa energjie vetëm në bashkinë Fier si rezultat i nxjerrjes jashtë pune të fiderave si më poshtë:
Fideri i Mbrostarit
Fideri i Daullasit
Fideri i CO2
Fideri 20
Fideri tek Pularia
Grupet e punës janë në terren duke punuar për rikthimin e situatës në normalitet .

Gjatë natës ka patur reshje te dendura shiu. Parku Divjake-Karavasta i cili eshte problem ne situara te tilla ne rrezimin e drureve per bllokim te rruges qe te con ne plazh deri me tani nuk kemi renie te drureve apo rruge te bllokuara.

Lumi Seman, Shkumbini dhe Vjosa qe pershkojne ZM ne teritorin tone kane rritje te sasise se prurjeve po qe jane aktualisht brenda shtratit te tyre.

Nderkohe nuk ka patur bllokime ne akse rrugore apo rreshkitje dherash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME