AKTUALITET

Pranga taksistit, shpërndante kokainë. Në makinë u gjetën 328 doza

Një 54-vjeçar u arestua pasi ndërsa kryente punën e taksistit shpërndante doza kokaine në të gjithë Tiranën. Mësohet se Ilir Biçi u arrestua nga agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe iu sekuestruan 328 doza kokainë. Ai u ndalua pranë “21 Dhjetorit” me mjetin taksi, ku iu gjet dhe lënda narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” . Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button