AKTUALITET

Prangoset 43 vjeçari në Lushnje, u kap me doza kokaine

Lushnjë – Si rezultat i punës së inteligjencës policore, goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të drogave të forta.

U kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do t’i shiste në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin Erion Ferati, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button