Kretë: 42-vjeçari shqiptar kërcënoi se do të vriste foshnjën e partneres së tij pasi po qante. 42-vjeçari u arrestua nga efektivë të policisë së TA Hersonissos
Policia në Malia të Kretës arrestoi një 42-vjeçar shqiptar pasi partnerja e tij u ankua se e kërcënoi se do t’i vriste foshnjën.
Sipas nënës 40-vjeçare, shqiptare , 42-vjeçari nën efektin e alkoolit ka kërcënuar se do të vriste foshnjën pasi po qante.
Kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në vendin e treguar nga 40-vjeçarja, gjetën gruan që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.
Denoncuesja 40-vjeçare ka shkuar në komisariat të mërkurën dhe ka pohuar se 42-vjeçari e ka bërë për herë të parë, se është djalë i mirë, se punon dhe sjell para në shtëpi.
42-vjeçari u la i lirë, por po ndalohet administrativisht pasi u konstatua se nuk disponon dokumente për të qëndruar në vend.