Presidenti Begaj: Pavarësia matet me mundësitë që u ofrojmë të rinjve

Me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi këtë mbrëmje një ceremoni në Presidencë. Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se pas më shumë se një shekulli si shtet i pavarur, Shqipëria ka krijuar sot një imazh serioz në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një partner i besueshëm i fuqive rajonale por edhe atyre të mëdha botërore. Rëndësi të veçantë Presidenti Begaj i kushtoi diasporës shqiptare, për të cilën tha se është një urë e fuqishme me botën.
“Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike, me drejtësinë funksionale, me mundësinë që u ofrojmë të rinjve dhe dashurinë për atdheun. Këto janë sfidat që na bashkojnë, pavarësisht bindjeve tona politike.
Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi, arkitektura globale po rifigurohet. Në këto kohë transformimesh dhe tronditjesh na duhet vendosmëri e qartë dhe vizion. Viti 2025 na gjeti në një mjedis dinamik. Sfida e sotme përbëhet nën moton e këtij samiti, Europë e re, botë e re. Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqen dhe sigurinë dhe dialog. Shqipëria mbetet e besueshme për aleatët tanë euroatlantikë. Ne jemi krenar për lidhjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fatet tona u ndanë kundër dëshirës tonë, sot fati i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Çdo arritje e Kosovës dhe e komuniteteve shqiptare në rajon është krenari për ne. Sot kudo ku jetojnë shqiptarët është ditë feste. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar brenda e jashtë vendit të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara”,-tha Begaj.
Ndërkohë paradite presidenti Begaj ishte në Vlorë. Fotot janë nga kjo ceremoni:











