Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËPrinc Harry: Mjaft komentuat raportin tim me William

Princ Harry: Mjaft komentuat raportin tim me William

Princ Harry ka kërkuar që publiku të “ndalojë së foluri” për grindjen e tij me Princ William, ndërsa ata vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Njerëzit duhet të ndalojnë së foluri për të gjitha këto gjëra dhe të përqendrohen te gjyshja ime,” i tha Harry një shoku sipas The Times. Gazeta citoi gjithashtu një burim që tha se Princi është “i fokusuar vetëm në të bërë atë që është e drejtë për të nderuar Mbretëreshën”.

Insajderi shtoi se Uilliam po përjeton  vdekjen e gjyshes së tij dhe nuk është i fokusuar në  marrëdhënien e tij me Harry-n”. “Ata po përpiqen të bëjnë më të mirën”.

Dyshja janë vendosur në një front të bashkuar që kur monarku vdiq më 8 shtator. Ata u angazhuan në një shëtitje të përbashkët mbretërore për të përshëndetur vajtuesit. Gjithashtu ecën pas arkivolit të Mbretëreshës kur ajo u largua nga Pallati Buckingham javën e kaluar.

Mosmarrëveshja e vëllezërve është përfolur shpesh në media. Por, vëmendja u rrit më shumë pasi Meghan dhe Harry u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore në janar 2020. Dyshja foli për largimin në një intervistë  me Oprah Winfrey.

“Unë e dua William ” tha Harry në atë kohë.  “Ne kemi kaluar nëpër ferr së bashku dhe kemi një përvojë të përbashkët. Por, tani jemi në rrugë të ndryshme”,u shpreh ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME