Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProcedohet 39 vjeçari, kishte kopësht fëmijësh pa liçensë

Procedohet 39 vjeçari, kishte kopësht fëmijësh pa liçensë

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti 4”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.

Procedohet penalisht pronari i kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin Ervis Alibehaj 39 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Kastriot”, në subjektin në pronësi të tij (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME