Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREProtesta/ Ambasadorët që na trajtojnë si vend të botës së tretë

Protesta/ Ambasadorët që na trajtojnë si vend të botës së tretë

Ish rivali i Erion Veliajt për Tiranën, Belind Këlliçi ka ironizuar sot ambasadorët që reaguan pas protestës së zhvilluar para bashkisë së Tiranës, ku kërkohej largimi i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut, i kapur në një skemë vjedhjesh të denjë për grupet mafioze.
Ata njëzëri denoncuan protestën e dhunshme, për disa flakadanë që u hodhën te dera e bashkisë.
Por politikani i PD u ka kujtuar se vetëm dy muaj më parë, më 26 shkurt 2024, ngjitur me zyrat qendrore të BE-së, pati një protestë të fermerëve, ku ato pamjet para bashkisë duken si goditje me pambuk.

“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre.

Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME