Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËProtesta/ Berisha - Ramës: Ne të dy sot jemi armiq

Protesta/ Berisha – Ramës: Ne të dy sot jemi armiq

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh të drejtë kryeministrit Edi Rama.

Nga protesta para Kryeministrisë, Berisha i tha Ramës se nga sot ata të dy janë armiq.

“Shqipëria është në rrezik. Ishte kushtrimi që u ngriti juve në këmbë për ta shpëtuar atë. Vëllezër e motra ju jeni sot këtu, sepse ju nuk pranoni që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të lirive dhe të drejtave të dhunuara. 32 vite më parë kur krijuam partinë e parë opozitare, diktatori i fundit dhe partia-shtet kishin në duar të gjitha pushtetet. 

Sot, pasardhësi i tyre, Edi Rama, ia mbathi. Edhe pse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë përsëri. Ia mbathi, përsëri do ia mbath. Orët e tij janë të numëruara. Në emrin tuaj i them Edi Ramës këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot jemi armiq, jemi armiq. Po pse jemi? Zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr, sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin, kurse me këta burra e gra, djem e vajza, kemi për ideal lirinë, lirinë dhe vetëm lirinë”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME