Protestës së opozitës, të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, i janë bashkuar edhe deputetë kritikë ndaj tij.
Siç shihen në fotot e shkrepura deri tani, mes turmës së protestuesve janë edhe deputetët Grida Duma, Dashnor Sula si dhe Dhurata Çupi.
Deputët e mësipërm janë treguar kritikë ndaj Berishës, por sot ata kanë dalë në shesh duke iu bindur kështu thirrjes së Berishës, për të protestuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.