Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËProtesta/ Kryemadhi: Sot detyra e opozitës, të mos zhgënjejë shqiptarët

Protesta/ Kryemadhi: Sot detyra e opozitës, të mos zhgënjejë shqiptarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbajti fjalë në protestën e sotme para kryeministrisë.

Kryemadhi mes të tjerash u shpreh se bulevardi i mbushur jep mesazh shprese.

“Mirëmbrëma dhe ju policë të nderuar që sot jeni njerëzit më pak të paguar, se paratë tuaja shkojnë për inceneratorëte Erion Veliajt. Ju jeni ata që na jepni më shumë forcë, sepse ju vuani sic vuajnë atyre që u prishën shtëpitë, prandaj sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, miting madhështor, më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri shqiptar. Ky flamur i bukur që ën fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, ky flamur sot është motivi ynë më i madh, për Shqipërinë europiane.” – u shpreh Kryemadhi.

“Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe, sepse Rama me Open Balkan kërkon ta çnderojë dhe misioni ynë më i madh është të valvisim fort flamurin duke kthyer në Shqipëria djem e vajza, trurin e vendit që Rama e largoi.

Sot ky bulevard i mbushur po jep mesazhin e shpresës, detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë.” – shtoi kryetarja e LSI-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME