Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha kërcënon kryeministrin Rama: Kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh!

Berisha kërcënon kryeministrin Rama: Kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar nga protesta e opozitës se me kryeministrin Edi Rama, janë armiq. Sipas tij, Rama do pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe varfëruar qytetarët, kurse ai dhe qytetarët në bulevard për t’i bërë shqiptarët e lirë.

“Sot unë me këta djem, burra e vajza, kemi ideal lirinë. Ne jemi armiq me ju Edi Rama sepse ti ke pushtetin, e do pushtetin për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu, lirinë e duam për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin. Edi Rama ne jemi armiq me njeri tjetrin, sot ti ia ke mbath nga Tirana, por gabim ke bërë. Sot ti ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh. Së dyti, mos harro se me forcën e idealeve tona të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker, ne shpojmë çdo blind, asgjë nuk na ndal ne në përpjekjen tonë për liri”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME