Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Berisha: Të hënën të gjithë përpara Parlamentit

Protesta/ Berisha: Të hënën të gjithë përpara Parlamentit

Kryedemokrati Sali Berisha e ka mbyllu protestën me një thirrje për një tjetër grumbullim. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të rrethojnë Kuvendin ditën e hënë. Ai shtoi se revolucioni do të zhvendoset para selisë së Kuvendit, ku pritet të mbahet një seanë maratonë që do të zgjasë 12 orë dhe do të diskutohet për skandalin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jemi në një mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues osman, nazist, fashist, diktaturë që ka njohur Shqipëria gjer më sot. Edi Ramës ia kemi prerë biletën, kthim pas nuk ka! Misionarë si ne, nuk i ndalon dot asgjë! Ne kemi të vërtetën, ne kemi idealet, ne kemi dashurinë tonë për këtë vend dhe për këtë tokë. Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë. Ne, asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë. Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë tonë kombëtare, më keq se parlamenti i Putinit dhe Lukashenkos. Aty ai shfrytëzon çdo mekanizëm për të përjashtuar përfaqësuesit tuaj nga përmbushja Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton. Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME