Protesta e opozitës/ Berisha: Ne jemi shpresa e vetme e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja është shpresa e vetme për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.
“Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 35 vitet e fundit. Sot mblidhemi këtu jo vetëm si alternativë e shkëlqyer politike. Sot mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore, si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga qeveria e Edi Ramës.
Ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për çdo shqiptar, për miqtë tanë në botë të cilët duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe.
Këtë e provuan padyshim seriali i fuqishëm i protestave më gjigante që ka njohur Shqipëria, kryengritja jonë më e fuqishme paqësore në të kaluarën. Dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë u përballën në rrugë dhe sheshet e Tiranës si të pamposhtur, u përballën dhëmb për dhëmb me regjimin”, – tha Berisha.









