AKTUALITET
Protesta e qytetarëve shpall 5 kërkesat drejtuar Ramës

Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi.
Gjatë tubimit, u lexua një deklaratë e përbashkët e grupit koordinues të protestës ku u shpalosën kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.
5 janë pikat kryesore të platformës:
- Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
- Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
– Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
– Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
– Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi. - Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
– Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
– Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
– Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
– Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”. - Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.








