MAGAZINË

Protesta/ Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë ku duhet të jetë!

Ajo thekson se të gjithë duhet të dëgjojnë instiktin dhe të zgjedhin dinjitetin.

TIRANA- Aktorja Egla Ceno ka komentuar protestën e qytetarëve shqiptar, të cilët po protestojnë kundër qeverisë për më shumë se tre muaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ceno shprehet se kush është shqiptar, e di vetë se ku duhet të jetë.

Ajo thekson se të gjithë duhet të dëgjojnë instiktin dhe të zgjedhin dinjitetin. Kjo duke shtuar se mjafton që qytetarët të shikojnë cilësinë e ditës së tyre dhe të vendosin se pse duhet të jenë pjesë e protestës.

Postimi i Egla Cenos

Nuk i them njeriu “çohu nga kafja”. Nuk i them askujt “nesër më shumë”. Kush është Shqiptar e di vet ku duhet të jetë. Mos u përçani nga disa “elementë” që shit-blihen si prostituta rruge. Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja. Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button