AKTUALITET

Protesta para Kuvendit, qytetarët mbajnë në duar vezë me emrat e deputetëve

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00, duke protestuar kundër qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës.

Dhjetëra qytetarë u vendosën në pjesën e pasme të godinës së Parlamentit, ku hodhën thirrje si “Parlament i krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa në Kuvend nisën të mbërrijnë deputetët dhe ministrat.

Protestuesit mbanin në duar vezë, mbi të cilat kishin shkruar emrat e disa deputetëve. Ata deklaruan se nuk synonin t’i godisnin me to, por t’ua dorëzonin simbolikisht, duke i lënë secilit zgjedhjen nëse do t’i thyente ose jo.

Gjatë zhvillimit të protestës, forcat e policisë ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga oborri i jashtëm i Kuvendit, ndërsa u morën masa të shtuara sigurie dhe u kufizua lëvizja në zonën përreth për të parandaluar incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button