Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtestuan për çmimin e qumështit, policia ndalon dhe vë nën hetim blegtorët...

Protestuan për çmimin e qumështit, policia ndalon dhe vë nën hetim blegtorët e jugut

Policia ka proceduar penalisht tre blegtorë që protestuan ditën e djeshme duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

35-vjeçari me iniciale A. I., banues në Sarandë, 51 vjeçari me iniciale D. M., banues në fshatin Picar dhe 49 vjeçari me iniciale A. S., banues në fshatin Golem, akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit A. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, D. M., 51 vjeç, banues në fshatin Picar dhe A. S., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, këta shtetas organizuan një protestë, nga e cila u penguan lëvizja e mjeteve në këtë zonë”, njoftoi policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME