Protestuesit godasin ministrat e Ramës me vezë dhe …

Gjatë protestës së ditës së sotme para Parlamentit ka pasur tension mes qytetarëve dhe deputetëve e ministrave të Edi Ramës.
Në momentin që ministrat Albana Koçiu dhe Petrit Malaj janë larguar nga ambjentet e Parlamentit, ata janë goditur me vezë dhe bidona uji nga protestuesit, të cilët janë pozicionuar në të dyja hyrjet e godinës.
Protesta para Kuvendit është agravuar ditën e sotme, teksa aty pranë ka kaluar zv.kryeministrja Albana Koçiu. Mësohet se protestuesit i kanë bllokuar rrugën makinës së Koçiut, ndërkohë që policia ka shkuar te protestuesit duke i shtyrë.
Teksa policia ka mundur që të hap rrugën makinës së Koçiut, qytetarët e kanë qëlluar atë më vezë nga mbrapa. Më herët, qytetarët kanë qëlluar me vezë dhe makinat e deputetëve që janë parkuar pranë Parlamentit.
Nga pamjet dallohen policët që mundohen të shpërndajnë protestusit për t’i siguruar rrugën ministrave të Ramës.









