PSG është shumë pranë titullit kampion në Fracë. Skuadra parisiene mposhti sonte 2-1 Auxerre, dhe është 6 pikë larg nga Lensi i vendit të dytë.
Ndeshja u zgjidh që në minutat e para falë dy golave të shpejtë të Kylian Mbappesë. Të parin, sulmuesi francez e realizoi në minutën e 6-të, pas asistit të Ruiz. Dy minuta më vonë, Messi ftoi në goditje Mbappe-në, që nuk fali në hyrje të zonës.
Vendësit u kthyen në lojë falë golit të Sinayoko, pas një gabimi të portierit Donnarumma. Gjithsesi në minutat e mbetura PSG e ruajti rezultatin e tashmë mund të festojë titullin kampion, ndoshta në javën e ardhshme.