MAGAZINË

Publikohet fotografia e parë e P. Diddyt nga burgu

Është publikuar fotografia e parë e Sean ‘P. Diddy’ Combs që nga arrestimi i tij në shtator të vitit 2024, ku ai shihet duke kryer punën e tij të parë në burg.

Fotografia, e realizuar të premten në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey dhe e siguruar nga Mirror US, e tregon reperin dhe producentin duke ecur në oborrin e burgut me kapelë dhe xhaketë, ndërsa mjekra e tij gri bie në sy.

Burime brenda institucionit kanë bërë të ditur se detyra e tij e parë është në lavanderinë e burgut, ku ai merret me larjen, tharjen dhe palosjen e rrobave të të burgosurve.

Foto: TMZ

Ky realitet paraqet një kontrast të madh me jetën e Combs para arrestimit, kur sipas prokurorëve federalë ai “nuk ngarkonte as vetë telefonin dhe nuk merrte as një shishe ujë”, pasi kishte një ekip të tërë ndihmësish për nevojat e përditshme.

Combs u transferua në FCI Fort Dix të enjten në mëngjes për të nisur procesin e regjistrimit.

Ky është një burg federal me siguri të ulët, ku kushtet janë më të lehta se në MDC Brooklyn, ku ai mbahej pa kaucion.

Ai po vuan një dënim prej 50 muajsh dhe sipas Zyrës Federale të Burgjeve, data e parashikuar e lirimit është 8 maj 2028, megjithatë ajo mund të ndryshojë.

Foto: TMZ

Në FCI Fort Dix, të gjithë të burgosurit janë të detyruar të punojnë gjatë dënimit, dhe puna në lavanderi është një nga detyrat fillestare më të zakonshme, me pagesë të vogël por që ndihmon në përshtatjen me jetën në burg. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button