Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPunëtori shqiptar gjendet i vdekur nën rrënoja

Punëtori shqiptar gjendet i vdekur nën rrënoja

Punëtori i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur pasi një çati u shemb në Sliema më herët gjatë ditës së sotme.

Më herët këtë mëngjes, policia në Maltë u informua për një incident ku një çati u shemb në një rezidencë në kryqëzimin St Ignatius, ku dy punëtorë ishin duke kryer punime në ndërtesë.

Policia së bashku me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor nga Mater Dei mbërritën në vend për të ndihmuar në incident.

Kombësia e dy punëtorëve u identifikua se ishin shqiptarë.

Një nga punëtorët arriti të dilte vetë dhe u dërgua në Mater Dei për trajtim të mëtejshëm, por natyra e lëndimeve të tij ende nuk dihet.

Fatkeqësisht, punëtori tjetër u gjet i vdekur nën rrënoja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME