Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETQarkullimi rrugor, vendosen afro 2450 gjoba

Qarkullimi rrugor, vendosen afro 2450 gjoba

Fier – Kontrolle nga Policia Rrugore e Fierit, në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 4 shtetas, të cilët janë proceduar penalisht.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2445 drejtues mjetesh.

834 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 193 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

224 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 503 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 35 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 581 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME